
KOMPLEKSI I KULLËS SË
ISË BOLETINIT


Datimi/et (Relativ/e) Shek. XIX Periudha/t historike: Moderne


10.06.2025

Kompleksi i kullave të Boletinëve është i vendosur në fshatin Boletin, Komuna e Zveçanit. Vendbanimi i fortifikuar familjar i Boletinëve - kullat u ndërtuan në fund të shek. XIX nga mjeshtrit popullor shqiptar me materiale vendore. Kompleksi përveç vlerave arkitektonike, ai edhe sot ruan vlerat historike, estetike, shkencore dhe shoqërore
Në oborrin e kompleksit të rrethuar me mur të punuar nga gurët e gdhendur janë te ngritura Kullat e Isa Boletinit, figurës së shquar historike të fund shek XIX, XX dhe sot. Kulla e njohur si “Oda e Burrave”, kishte destinim kuvendimi dhe mikpritjeje, ndërsa “Shtëpia e zjarrit”, ishte e destinuar për familjaret. Kullat kanë bazë katrore, me mure nga gurët masiv, me origjinë nga “Majdani”, kodër shkëmbore e cila ishte pronë e Boletinëve. Nga gurët e Majdanit, përveç tjerash punoheshin edhe gurët e mullinjëve.
Oda e burrave e rrënuar, në mes të Luftës së I dhe II Botërore dhe kulla “Shtëpia e Zjarrit”, u konservuan dhe u restauruan gjatë vitit 2003 – 2004. Sot, kompleksi i kullave, ka funksion muzeu, ku prezantohen vlerat kulturo – historike të figurës se shquar të Isa Boletinit.





VLERAT HISTORIKE
Kompleksi i Kullave në kohë relativisht të gjatë, shpreh kontinuitet historik, përkatësisht dëshmon për ekzistencën e vendbanimit. Kompleksi i kullës me tërësinë e materialeve, kompozimin vëllimor dhe funksional arkitektonik, si përfaqësues tipik të ndërtimeve, vendbanim – fortifikatë, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek.
XIX dhe XX. Familja Boletini, ishte derë e njohur në fis dhe krahinë, përveç tjerash edhe për tradita politike. Isë Boletini, si organizator dhe prijës, ishte figurë kombëtare, atdhetarë dhe luftëtar i shquar shqiptarë në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX. Kjo figurë e shquar kombëtare si akter i aktiviteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike revolucionare, të çlirimit dhe bashkimit kombëtar si dhe lëvizje tjera politike.

VLERAT ARKITEKTONIKE
Kompleksi i kullës së Isë Boletinit, paraqet objekt rezidencial rural i tipit kullë i kohës së re(shek. XIX), dhe është monument në bashkësi të banuar, me funksion muze (pa status). Kompleksi i kullës me tërësinë e materialeve dhe kompozimit vëllimor e funksionalarkitektonik, si Përfaqësues tipik të ndërtimeve, vendbanim-fortifikatë, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek. XIX dhe XX.
Elementet që kontribuojnë në vlerat estetiko-artistike:
Kualiteti i përpunimit – mjeshtërisë
Kualiteti i materialit (gurët masiv të gdhendur, drurit, etj.)
Proporcionet (dritaret, dyert)
Kompozicioni (planimetria në formë katrori, kompozicioni vëllimor dhe funksionalarkitektonik i kullës)
Vlera e hollësirës – detajit (gurët e gdhendur masiv, oxhaqet, shkallët,
shtylla e drurit, raftet ne kthina, frenxhitë e rrumbullakëta me prerje të
konit të cunguar, dritaret e gurit që kanë vetëm harkun e brendshëm)
Vlera e konstruksionit (dyshekllëku-galeria e gurit, tualeti i cili nga muri
verior del ancak, konstruksioni meskator i mbështetur në “qupri” të cilën e
mban shtylla e mbështetur në bllok guri në mes të kullës)





Si dëshmi e ndryshimeve historike, dëshmi për kohën e ndërtimit, si dëshmi mbi tipin e kullës, paraqet vepër të rëndësishme të mjeshtërve popullor (mjeshtrit dibran). Kompleksi i kullave, prezanton kulturën dhe mënyrën e jetesës gjatë periudhave të shek. XIX dhe XX.
Kompleksi ka rëndësi potenciale për turizëm kulturor.
VLERAT SHOQËRORE
Kompleksi i kullave, paraqesin dëshmi të stilit tipik të jetës, në periudhat kur janë ndërtuar.Përveç vlerave historike, arkitektonik, ambientale kullat janë edhe dëshmi edhe te jetës sociale dhe kulturore te periudhës. Lidhja emocionale e komunitetit me objektin është e veçantë dhe paraqet vlerë të identitetit të kombëtar.




VLERAT ESTETIKO - ARTISTIKE

Kompleksi i Kullave " Isa Boletini "
Explore the rich history of the Castel Complex, a significant landmark that showcases the cultural heritage of Isa Boletini.
Location
Boletin Zveçan , Kosovo
Hours
9 AM - 5 PM
