10 vjet prehje në Boletin
LAJME
6/11/20251 min lexim
Në kompleksin e kullave të Isa Boletinit , u shënua 10 vjetori i rivarrimit të heroit me ç’rast u organizua një takim përkujtimorë: “Një shekull rrugëtim 10 vjet prehje në Boletin”.
U bashkuan pasardhësit e figurave që kontribuan për ruajtjen e eshtrave të tij dhe kthimin dinjitoz në vendlindjen e tij në Boletin.
Ky aktivitet u organizua nga OJQ Mundësia në bashkëpunim me Qendren Rajonale për trashëgimi Kulturore,Mitrovicë në kuadër të projektit “Funksionalizimi i kompleksit memorial Isa Boletini”, mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.














